E enjtja nuk ishte dita e vetme kur qytetarët dolën në protestë për Jonadën, vajzën 7-vjeçare që humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një skaf në Potam të Himarës.
Edhe sot qytetarët. siç kanë paralajmëruar, pritet të dalin sërish për të marshuar para kryeministrisë.
Qytetarët, lanë afat deri sot që Rama të shkarkonte Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.
Nuk dihet nëse numri do të jetë aq i madh sa atë ditë të enjteje, por pritet që shumë qytetarë të mblidhen tek Ministria e Brendshme dhe më pas tek kryeministria.
Sipas paralajmërimeve të bëra në protestën e parë, pritet që sot gjërat të përshkallëzohen.