Së bashku me lëvizjen BESA, shqiptarët do të kenë 7 ministra në qeverinë e Zoran Zaev, duke llogaritur 6 të BDI-së.
Negociatat për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut kanë sjellë një ndryshim të planit paraprak, pasi presioni i BDI-së ka qenë marrje e ministrisë së Brendshme, të cilën nuk ka pranuar ta lëshojë Zaevi.
Ndërkaq, LSDM dhe BDI veç ndarjes së pushtetit janë marrë vesh që regjistrimi i popullsisë të kryhet vitin e ardhshëm dhe të ketë pjesëmarrje nga të gjithë.
Deri tani shqiptarët kanë bojkotuar gjithmonë regjistrimin, pasi ka pasur metodologji që nuk është rënë dakord dhe konsideruar si diskriminuese.
Ndërkaq, opozita shqiptare që ka 12 deputetë në Parlament, e ka konsideruar marrëveshjen për qeverinë e re si një teori mashtrimi.
“Së pari, ka mashtruar BDI-ja, e cila e ka shkelur me të dyja këmbët premtimin e vetëm parazgjedhor për kryeministër shqiptar dhe, së dyti, ka mashtruar LDSM-ja, e cila para zgjedhjeve thoshte se “në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me BDI-në”.
Prandaj për koalicionin tonë kjo qeveri nuk meriton asnjë respekt politik dhe, si e tillë, do të ketë përballë 12 deputetë dhe një popull që nuk do ta lejojë mashtrimin dhe uzurpimin e vullnetit politik”
Ndërkaq, sot pritet të dalin edhe emrat e ministrave, për të cilët mbrëmë në darkë Ali Ahmeti i ka dorëzuar Zaevit listën e BDI-së.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se Parlamenti i ri do të nisë një reformë në drejtësi, për të cilën BE pritet të aplikojë një mekanizëm të ngjashëm me Shqipërinë, siç është prezenca e mbikqyrësve ndërkombëtarë.
Ndërkaq, marrëveshjen ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së për qeverinë e re e kanë përkrahur nga Tirana zyrtare nëpërmjet qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama, kreut të bashkisë Tiranë. Erion Veliaj dhe ministri i Jashtëm në detyrë Cakaj.
Nga Kosova gjithashtu kanë përkrahur paktin e ri, Presidenti Thaçi dhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Ja lista e ministrave shqiptarë në qeverinë e Zoran Zaevit, përveç kreut të Kuvendit i cili sërish do të jetë shqiptar dhe është propozuar i njëjti: Telat Xhaveri:
Ministri i Punëve të Jashtme
Ministri i Financave
Zëvendës Kryeministër i parë dhe Ministër për sistem politik
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës
Ministri i Ekonomisë
Ministri i Ambientit Jetësor
Kryeministri në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë 2020-2024.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.