Një nga prokuroritë elitë , e krijuar në vitin 2004, ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ishte koha kur në vend lulëzonin disa prej bandave më famëkeqe në vend, apo krimet më monstruoze të ndodhura në vitet ’97-’02. U zbardhën disa masakra, ndërsa nën akuzë u vunë disa prej eksponentë ve më kriminalë që vepronin në Shqipëri e rajon.
Krimet e Rënda e mbyllën ciklin në fund të vitit 2019, ndërsa në fillim të 2020-ës u krijua Prokuroria e Posame Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Krimi kishte evoluar, teksa emrat e organizatave kriminale dhe të fortëve të viteve 2000 ia kishin lënë vendin një formë tjetër korrupsioni. Një korrupsion i veshur me pushtet, që depërton deri në nivelet e larta të pushtetit qendror dhe lokal.
Madje, në sistemin e drejtësisë , polici, prokurori dhe gjykatë. E gjithë vendimmarja e këtyre institucioneve është në duart e këtij korrupsioni. Kontrollojnë vendimmarrjen e të zgjedhurve me vote. Të atyre që ngrenë akuza në emër “të shtetit”, apo që vendosin “në emër të Republikës”.
Por, prej 2 vitesh është krijuar SPAK dhe prej pak kohë është ngritur BKH-ja, ekuivalente e FBI-së amerikane. Janë bërë disa aksione të rëndësishme, teksa prej pak javësh kanë në duar prova dhe fakte për ç’rrënjosjen e një korrupsioni të ri që po lulëzon në vend.
Të larguarit nga Vetingu, ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë , kanë krijuar grupe të mirë fillta kriminale, ku të gjitha çështjet e bujshme duhet të kalojnë nga ata.
Ata përdorin të gjitha lidhjet për të futur në “bandë” edhe prokurorët dhe gjyqtarët që ende s’kanë dalë para Vetingut. Me presione, nëpërmjet personave me precedentë penalë ,apo me ryshfete 100 mijë euro, kjo bandë po synon që të korruptojë njerëzit e drejtësisë . Një situatë alarmante, pasi të shkarkuarit kanë krijuar “me letra” firma të dyshimta këshillimi ligjor.
Gazeta Shqip ka raportuar në vijimësi për një grup të tillë , që vepron në të gjithë vendin. Një ujk i vjetër, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, ka “rekrutuar” ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar për ti rifutur në lojë .
Pikë risht ata që ishin larguar me turp nga sistemi po enden në dyert e gjykatave dhe prokurorive kësaj herë si avokatë apo këshilltar ligjor. Dhe, pasuritë e fituara në mënyra kriminale kur kanë qenë në detyrë , po i pastrojnë dhe shumëfishojnë në këtë grup kriminal.
Gazeta Shqip ka bërë disa investigime për disa nga këta emra, si ish-gjyqtarin Ervin Metalla, i cili u fut në gjyqësor i varfë r dhe doli milioner. Madje, ka qenë objekt i disa procedimeve dhe fshehjeve të pasurisë. Por, jo vetëm që atij nuk iu sekuestrua pasuria, po ai vijon të mbrojë persona me precedentë kriminale.
Në fakt, këta tipa i ka “mbrojtur” edhe gjatë detyrës, por tani e bën hapur. Në krahë të Metallës është ish-prokurorja e shkarkuar Antoneta Sevdari. Kjo e fundit ka njohuri në fushën e financës, teksa pas shkarkimit është rreshtuar në këtë grup, duke i bërë “fresk” si Metallës ashtu edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku.
Këta persona, pas shkarkimit, janë kthyer në vegla të rrezikshme për të shkatërruar sistemin e drejtësisë , i cili pas Vettingut ka dalë i gjymtuar, por po tenton që ta rimarrë veten.
Por, si do ta rimarrë veten, me këta emra që enden në dyert e gjyqësorit?
Natyrisht, SPAK ka në dorë prova dhe fakte për këtë grup kriminal, që kanë rekrutuar gjyqtarë që janë ende në detyrë dhe s’kanë kaluar Vetingun. Një ndër ta është gjyqtari Bedri Qori i Tiranë s, i cili nën presionin dhe ryshfetin e dyshuar prej 100 mijë eurosh pushoi gjyqin për noteren Margena Çela.
Kjo e fundit falsifikoi dhe fabrikoi dokumente të falsifikuara, teksa u mor e pandehur nga Prokuroria e Tiranës. Por, Qori jo vetëm që nuk e dë noi, teksa Çela rrezikonte 7 vite burg, por i pushoi gjyqin. Dhe, ja nje fakt për SPAK, që me metoda speciale mund të zbulojë lidhjet e personave të sipër cituar në këtë shkrim me Qorin. Ky vendim i Qorit është dërguar në SPAK, KLGj dhe në KPK.
Ndërkohë , vendimi për Çelën është apeluar dhe kjo është edhe një provë për Prokurorinë e Posaçme që të ndërmarrë hetime për të zbuluar tentativat e grupit për të influencuar në Apel. Anëtarët e bandës, duke filluar nga Sollaku, Metalla, Sevdari apo vetë e pandehura Mergena Çela, kanë pasur lidhje me Apelin. Sollaku me lidhje familjare, Metalla ka ish-kolegë , ndërsa Sevdari nëpërmjet ish-vartësve dhe Çela ka bërë me dhjetëra akte noteriale që janë përdorur në Apel.
Por, SPAK mund të çmontojë këtë bandë , teksa hetime direkte dhe indirekte për këta emra zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh po kryhen nga Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Korçës. Nën akuzë është vë në edhe një biznesmen, Arben Reli, i cili ka mashtruar dhe falsifikuar dokumente për tjetërsimin e “Morava Resort” në Korçë, duke i ndryshuar edhe emrin në “Montrelux”.
Po hetohet në disa pista dhe vepra penale, nga korrupsioni e deri te prerja e paligjshme e pyjeve. Madje, për ndërtim pa leje, vepër penale që dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Në Korçë po hetohet dosja 664, për “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Ndërtim pa leje”, Prerje e paligjshme pyjesh”. Të gjitha ndërtimet janë bërë për arsye përfitimi, akuza të cilat kapin mbi 10 vite burg.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.