Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se të shtënat kanë ndodhur gjatë mbledhjes së degës lokale të zhvilluar nga Partia Demokratike. 

Gjithashtu bëhet me dije se me armë ka qëlluar një person dhe më pas është larguar, teksa paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në një reagim, polica ka bërë me dije se autori është shpallur në kërkim.