Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mallakastër.
Bëhet me dije nga raportimet e para se djali ka vrarë babain e tij me sende të forta.
Siç mësohet, djali i identifikuar me iniciale M.M 30-vjeç vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa ka goditur shumë herë me sende të forta të atin 73 vjeç derisa i ka marrë jetën. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.