Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Çudia me burgun e Peqinit / Ulet numri i të burgosurve, por shtohen shpenzimet e institucionit

Çudia me burgun e Peqinit / Ulet numri i të burgosurve, por shtohen

Numri i personave të dënuar, ose në paraburgim në burgun e Peqinit në vitin 2019 u përgjysmua në krahasim me numrin e tyre në vitin 2016, megjithatë buxheti i këtij institucioni u rrit me thuajse 22 për qind, duke u bërë rast “studimor” në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Raporti i KLSh-së, siguruar nga Gazeta Shqip vëren se nga të dhënat e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në 2016 në burgun e Peqinit kishte 667 persona të dënuar dhe 38 të paraburgosur, pra në total 705 persona. Buxheti për administratën e burgut ishte 315 milionë lek. Kapaciteti total i këtij institucioni ishte 558 persona.

Në vitin 2019, numri i të dënuarve ra në 305, ndërsa të paraburgosur ishin 142 persona, pra në total 447 persona. Por, pavarësisht uljes me 258 të numrit të personave që ka trajtuar në 2019 në krahasim me 2016-n, buxheti i shpenzuar nga burgu i Peqinit u rrit nga 315 milionë lek në 385 milionë lek.

KLSh thotë se do ta hetojë këtë “anomali” me buxhetet.

“Identifikohet qartësisht se buxheti në dispozicion të këtij burgu për të realizuar detyrat funksionale të tij ndjek një trend rritës përgjatë periudhës së auditimit, nga 315 mln lek në 2016 në 383.5 mln lek në 2019, që do të thotë se rritja është rreth 21.7 për qind. Me këto të dhëna peshën kryesore të buxhetit e zë buxheti i financuar nga shteti. Pra, pritet që burgu i Peqinit të ketë ofruar efektivitet në rritje të përmbushjes së objektivave institucional si dhe efektivitete ndaj kategorisë shoqërore të cilës i ofron shërbimin penitenciar”, thuhet në raport.

KLSH ka audituar në këtë periudhë kohore edhe burgjet e Rrogozhinës, Korçës dhe Vlorës. Në raport thuhet se numri i të burgosurve përtej kapaciteteve të tyre mbetet një problematikë./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore