Është rindërtuar në 3D skena e aksidentit me 3 viktima në Tiranë, vetëm 24 orë pas ngjarjes së rëndë.
Bëhet me dije se inxhinieri Alfred Hasanaj ka rindërtuar në një video 3D aksidentin e regjistruar pasditen e djeshme tek rreth-rrotullimi i TEG-ut në Tiranë ku humbën jetën tre të rinjtë: Klevis Ruçaj, 20 vjeç; Sikela Përroi, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini 22 vjeçe.
Siç shihet nga video e publikuar nga Gazeta Shqip, automjet tip “Audi” ka fluturuar rreth 50 metra pas thyerjes së barrierave dhe shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me 150 deri në 200 km/h.
Në këtë rrugë qe lidh Farkën me rrethrrotullimin e unazës lindore Klevis Ruçaj ishte kapur edhe me herët duke kryer gara shpejtësie dhe ishte ndëshkuar me gjobë por nuk ishte ndërgjegjësuar.
View this post on Instagram