Një moment frike, ankthi dhe tensioni pushtoi pak minuta më parë protestën e opozitës.

Vetëm pak çaste pasi nisi zyrtarisht protesta e opozitës kreu i PD-së Sali Berisha është goditur nga një 31-vjeçar me grusht në fytyrë dhe lideri i opozitës është rrëzuar përtokë.

Veprimi ka irrituar protestuesit e tjerë por dhe truprojat të cilët kanë reaguar duke rrethuar agresorin dhe duke e qëlluar me grusht nga trupi dhe fytyra.

Por dy persona kanë ndërhyrë duke mos i lejuar ta qëllojnë, janë truproja i Berishës dhe ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani.