I qetë duke ecur në një nga rrugicat e Tiranës.
Këto janë pamjet ekskluzive për Gazetën Shqip që tregojnë 31-vjeçarin Gert Shehu para se të qëllonte me grusht kreun e PD, Sali Berisha.
Në pamje duket sikur çdo gjë shkon është në rregull derisa Shehu hyn mes protestuesve dhe sulmon kreun e PD papritur.
31-vjeçari Gerti Shehu qëlloi kreun e PD, Sali Berisha teksa ky i fundit po marshonte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, krah kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Menjëherë pas sulmit ai u neutralizua nga bodigardët e Berishës ndërsa drejt tij u sulën edhe mbështetësit demokratë që kishin dalë në protestë të cilët nisën ta qëllonin.
Duke qënë se mbeti i lënduar, Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentin.