E moshuara e cila është dhunuar ditën e sotme nga disa infermiere të Shtëpisë së të Moshuarve në Pejë është larguar nga qendra.

Lajmi është konfirmuar për mediat, teksa është bërë publike gjithashtu edhe një video ku tregohet ky moment.

Njoftohet se e moshuara është marrë nga vajza e saj mes lotësh dhe përqafimesh.

E moshuara është nëna e një dëshmori i cili ka dhënë jetën për Kosovën, ndërkohë që prej disa kohësh vuante nga Alzhaimeri dhe ishte strehuar pranë Shtëpisë së të Moshuarve.