Vijojnë hetimet për zbardhjes e ngjarjes së Don Boksos që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së dielës.

Gazetari Eduart Halili, raporton se grupi hetimor ka vijuar edhe këtë të martë me mbledhjen e kamerave të sigurisë në rrugën Anastas Shundi.

Nga verifikimet e kryera deri tani ka rezultuar në një kamer sigurie  në orën 20:20 minuta ka pikasur makinën BMË seria 5 me targa të huaja e cila kalon në zonën e Qafe Kasharit.

Më pas kjo makinë është parë po nga e njëjta kamera duke u larguar me shpejtësi në orën 20:50, ku sipas hetuesve kaq i ka mjaftuar atentatorëve për të kryer krimin.

Po ashtu hetusit kanë dyshime se perveç personave që janë plagosur në lokal, të pranishëm kanë qënë edhe një rreth i ngushtë familjarësh dhe shoqëror i Fatjon Muratit, ku dhe ata kanë qënë të dyshuar dhe të shoqëruar për ngjarje të ndryshmë kriminale.

Fatjon Murati i cili ishte nën masën e arrestit të shtëpisë rezulton se ditën e ngjarjes më datën 12 Mars ka kaluar në pikën e kalimit kalimit kufitar të Morinës.

Murati duke shfrytëzuar marrëveshjen e lëvizjeve pa kontroll në fundjavë nuk është pënguar për të kaluar kufirin më Kosovën.

Dyshimet e grupit hetimor e lidhin lëvizjen e Fatjon Muratit më dy personazhe të cilët kanë lidhje shoqërore me 32 vjeçarin.

Ata janë Gentian Reci dhe Indrit Dokle të cilet sipas hetusve në mesditën e datës 12 Mars kanë lëvizur drejt Maqedonisë, ndersa Murati ka levizur drejt Turqise.