Teksa shifrat e të prekurve nga koronavirusi po rriten dita ditës edhe në vendin tonë, qeveria ka vendosur që të marrë masa të rrepta për parandalimin e tij, duke përfshirë edhe izlomin e popullit në shtëpi.


Madje ka marrë masa të rrepta edhe përsa u përket emisioneve televizive, ku nuk lejohen më shumë se dy persona në një studio.


Si pasojë, spektakli i humorit “Portokalli” ka vendosur që të mos ndalet e të dielave të na shoqërojë sërish me humorin e të qeshurat pafund.


Në një njoftim në faqen zyrtare të emisionit në “Instagram” bëhet e ditur se “Portokalli” do të vazhdojë, por në një version shumë aktual.


“Ditari i Karantinës Portokalli” do të quhet tashmë programi i cili do të tregojnë nëpërmjet humorit histori të izolimit në shtëpi.


Si gjithmonë, programi do të transmetohet çdo të dielë në orën 21:00 në “Top Channel”.




 












View this post on Instagram



















 


Ditari i Karantines Portokalli @xhemishehu_ @salsanorrapi @topchannelalbania


A post shared by Portokalli (@portokallitch) on