
"Hapen" është programi që trajton çështjet më të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit. Së fundmi, programi trajtoi një çështje mjaft sensitive për shoqërinë tonë.
Për më shumë lexoni skenarin e plotë të "Portokallisë":
Skenari nga Eglantina Ceno
(bën etyd me krahë si stjuardesat kur niset avioni) Mirëmbrëma, mirëmbrëma të nderuar teleshikues mirë se erdhët në ‘Hapen’ mirë se erdhët në Top Channel - Mirëmbrëma, mirëmbrëma të nderuar teleshikues mirë se erdhët në ‘Hapen’ mirë se erdhët në Top Channel. Do të flasim sërish për politikën sigurisht, ajo djeg, tema e radhës na prek të gjithëve, ajo thotë… (ngatërrohet me skaletën) nuk kam më minuta , faleminderit që ishit me mua, bashkë shihemi...shihemi...kjo është në fundë ...pra...tema e sotme është ajo e datës së Vitit të Ri. Dy forcat politike më të mëdha në vend po përplasen midis tyre mbi datën e festës së Vitit të Ri, Partia Sociaiste ka vendosur që data e festës të jetë 31 ndërkohë që partia Demokratike kembëngul për një tjetër datë…datën 1 Janar. Presidenti duket sikur ka një tjetër propozim…ndërkohë që Shqiptarët presin dekretimin e datës së festës. Do të jetë ajo 31 Dhjetor apo 1 Janar? Cfarë ka ndodhur? Kur? Si? Qysh? Zoti Fushati…
FU: Po…se isha me dy shokë njëherë, njëri doktor dhe tjetri piktor dhe po ziheshin me njeri tjetrin se kush nga te dy bente zanatin me te vjeter ne botë...aty kaloi një prostitutë…
JE: Faleminderit Fushati, ju lutem se nuk kam kohë. Zoti Piccolino, ajo që vihet re nga paneli politik është qëndrimi i presidentit i cili ka shprehur vullnetin të dekretojë një tjetër date pra…
PI: E nderuar zotëri Jeni Sejcili, panvarësisht se të xhithë e dijnë se unë jam antirama I deklaruar, e kam studiuar këtë situata me shumë serioziteti, sepse ne jemi të parat që duhet të infromojmë qartë audienca.. Ne rasti te tilla Rama ka plotesishte te drejta. Dhe une kam forca ta argumentoi pse. Ne fundi të fundit Rama esh e zgjedhura e kombit. Dhe si e tilla I takon ta vendosi data sipas qefit të saja … Ajo i ka gjithe instrumenta te demokracia, për ta vendosë festa e Vitit Riu se ka fituar te zgjedhja.
FU: Pra… e zëmë se unë jam Edi Rama …Unë vendos të bëj një ligj që bakllavaja mos gatuhet me mjell por me krunde! Cfarë mutin do hash ti …
JE: (E ndërpret) Ju lutem zoti Fushati jo kështu llafesh ne emisionin tim sepse ka nje etike profesionale që nuk na lejon ta dhjesim deri në këtë pikë … Kujdes me fjalorin!
JE: Po e kuptova. Festa e vitit të ri, një arsye më shumë për të marrë borxh! Do t’ju pyes sërish sapo të rikthehemi në studio pas 345 minuta publicitet…pastaj kryeministrin e kemi të lezecëm apo jo Zoti Picclino?
FU: (bën xhestin për të folur) Ja ta them une tani edhe po s’tu ngrit ty me ngrihet mua …audienca
JE: Ju lutem zoti Fushati…
PI: Ne fakte, ne fakt debate të vazhdoi sepse është tepër e shëndetshme, por edhe pse te gjithe dijne se une jam antirama dhe pro Basha, mendoj se ajo Basha në këtë rasti nuk ka të dreja. Viti riu esh nje ngjarja e madhe edhe per shqiptaret autoktoni edhe për ne të natyralizuara. Une per vete te tija dua ta dije se ne cfare data do haje bakllavaja … Zoti Fushati me gjithe respekti qe kam, do haje kadaifi, Populli do te dije sa do shkoje cmimi i mjellit te bursa. Keto jane problemi sociali. Ne jemi gazetare dhe do themi te verteta sic eshte. Presidenti mund te haje bakllavaja cdo dita, por ne qytetarja e thjeshte nuk mund te haje bakllavaja per dita. Ju lutem.
FU: (bën xhestin për të folur) Kësaj I thonë hëngsh kembet e tua!
JE: Ju kupuam Zoti Fushati, qëndrimi juaj është shumë i qartë, ajo që nuk po kuptojmë është mendimi i Zotit Piccolino… (Piccolino bën të flasë) …kam në Skype zëvëndës Ministrin e Ministrisë se Vitit të Ri, një Ministri e re kjo e krijuar ditët e fundit… përshëndetje ja sa të mbaroj këtu
PI: Ajo qe ka me shume rendesi eshte… (Leni Sejcili nuk e lë të flaës duke filluar një ‘’monolog’’ të pakuptueshëm – etyd me Piccolinon)
JE : S’kam më minuta. E shikoj Zoti Fushati që do të përgjigjesh por unë nuk kam më minuta. Faleminderit Piccolino, faleminderit Fushati, faleminderit të gjithëve që morët pjesë në këtë debat sot të rëndësishëm, sigurisht duke u nisur nga ngjarja apo duke i dhënë edhe një diapason më të gjërë. Pra Viti i Ri do të jetë në 31 Dhjetor apo në 1 Janar? Të presim në ditët në vijim konkretisht se si do zhvillohen ngjarjet. Natën e mirë shihemi ditën e Dielë së bashku.
[gallery ids="920064,920065,920066,920067,920068,920069,920070,920071,920072,920073,920063"]