Në familjen e njohur të Portokallisë, njëri prej pjesëtarëve ka patur probleme me komshinë. Ketri e ka marrë situatën nën kontroll dhe ka vendosur që të sqarohet personalisht me ta.

Ketri ka patur probleme së fundmi me komshinjtë. Ai e ka marrë situatën nën kontroll dhe ka vendosur që të sqarohet personalisht me ta. Por e gjeni dot se me cilën familje ka probleme? Me atë Astari.


Për më tepër lexoni skenarin e plotë që do ju bëjë të qeshni:

Teksti: Lendis Shkalla, Jorke Broka, Roland Saro, Aleksander Grami, Erblin Bajko

Jorke: Nuk eshte babi, kur te vij ai zgjidheni

Ketri: Jo jo, nuk kom ardh per ta zgjidh, kom ardh per tu anku. Pompa ka orar, se te teket ty ne 2 te nates te bosh dush, ska uje dhe pompa digjet, dhe po u dogj pastaj, te kena shnetin

Jorke: Mire, ulu prite babin ketu zgjidheni punen e pompes se une smar vesh. Une kam nevoje per dush perdite. (del, ketri ulet ne divan rehatohet)

Ketri: Qeka but këtu. (futet blini,landi,sandri)

Blini: Kush je ti më vlla?

Ketri: Kush jam unë? Kush je ti më lla, që futesh pa trokit?

Blini: Na fal! Tërhiqem unë. Hajd mër barkderr ku na fute kështu.

Landi: Te keqen Llana ikim nga shpia e tjetrit se allah allah

Blini: Thash une, cne neve me ket shpi kaq mizerrabel..

Jorke: (futet) Daddy?!

Blini: Ca do ne shpi te huaj ti se na damkose familjen...

Jorke: Ne shtepine tone jemi Daddy...

Blini: Si??? Kush je ti me vlla?!

Jorke: Daddy qetesohu...

Ketri: Dil ktej ti, se cunat e ri i sqaroj vetë. (shko te Sandri) Si kalove mire?

Sandri: Mire! O ba!

Blini: Me mu këtu.

Ketri: Ik o xhaje fli gjumë, se o muhabet për çunat e ri. (etydi me kapjen e dorës)

Blini: Hajde ulemi flasim siç duhet (rrëzohet nga karrigia)

Ketri: U vrave me xhaje ?

Blini: Jo, u ula kombëkryq se do flasim si burri burrit.

Llana: Te keqen Llana, ngrihu qe aty se do na maresh noj plevit dhe… alla alla…

Blini: Sa kohe ka qe po ndodh kjo?

Ketri: Ka nja 6-7 muj ky muhabet, dhe mendoj qe gjeja eshte bo serioze tani.

Blini: 7 muj e? (Llanes vecmas) Dije gje ti?

Landi- Sme ka kapur syri ndonje gje…

Blini- Ste shpeton gje ty ne fakt. Pastaj, ceshte kjo pune kshu? Vajza eshte ne gjimnaz, si mund te martohet vajza ne gjimnaz?

Sandri: Pse? O Ma? Po ju te dy kur jeni njohur?

Landi- Ne gjimnaz.

Blini: Ne gjimnaz ne gjimnaz… Po isha 24 vjec ne vit te pare.

Ketri- Llafet e leshit dalin veshit. Do e mbyllim kte muhabet se kam 100 pune une.

Landi- Te pakten paska pune dhendri, se me keto dite qe kane ardhur, alla alla…

Blini- Cna gjeti, me mire te kishim ngaterruar shtepi sesa hyme ne shtepine tone. Po mire more djale, e ke ndare mendjen qe e do per vete?

Ketri- Jooo. Ate ka te drejte ta perdori gjith pallati, por me orar.

Joke: Te drejte ka daddy se dhe une ndonjehere ja fus orar pa orar.

Blini: A je ne terezi ti moj.

Jorke: Jam femer une daddy, kam nevojat e mia, tani ne dimer te pakten 1 here ne jave, se ne vere, perdite, mos them 2 here ne dite.

Blini: Ca paskena pas ne shpi e nuk e paskena dit. Po opinioni moj, ste vjen cik zorr se ca mendon lagjia.

Ketri: Lagjia eshte dakord, po ti me kishe ngel pa fol.

Llana: Te rriti Llana me halleee oii. O drit e syve te Llanees oii. Ma boshatise shtepinee oii

Sandri: O ma ca po ndodh, se ma bere mishin kokerr

Blini: Ja pra, motra jote ka qef te fejohet, do te iki nga shpia.

Ketri: ooo rrespekte, me trashegime, kush eshte fatlumi?

Jorke: Ca po thua mo Daddy

Blini: Une e thash ca kisha per te thon, nuk jam dakord per fejesen tuaj.

Ketri: O vllai, ca fejese thu ti me? Une kom ardh me u anku per pompen. Ne cunat e ri kena nji parim "Nuk preken gocat e lagjes se…

Landi- Se i keni si motra?

Ketri- I kena tshemtuta!

Blini- E shef mer barkderr cna bone… Mos fol mor MOS fol!!!

Sandri- Po ca thu o ba, une nuk fola fare.

Blini- Pikerisht pra, tkishe fol! Se shef ne cfare derexheje perfundoi muhabeti.

Sandri- Mire qe fola pra se do na fejohej motra per nji pompe.

Blini- Rrespekte vllai, je i nderum, kur te zbresesh ndiz cik pompen se do bej dush.

Jorke- Ska uje te ngrohte daddy!

Blini- Ska problem, Se jemi bo per uje te ftohte! (dalin)

[gallery ids="937764,937765,937766,937767,937768,937769,937770,937771,937772,937773,937774,937775,937776"]