Kur ikën për në Fier, sapo kalon Lushnjën është një vend që quhet pushimi i shoferit. Dhe Naqja me Ylvi Bakërrin kanë lënë takim pikërisht aty. Se çfarë ka ndodhur mes tyre ju ftoj të lexoni skenarin e plotë.

NA-Ca bëtë për të bërtttt ere … A keni parë një turisttt nga Tepelena? Ë? Ai më tha jam te pushimi shoferit … U sa gënjejnë këta hartistat, e vlla. (Vjen Ylviu pa zhurmë. E shikon Naqen me habi nga mbrapa dhe I duket si majmun. Shtanget nga flokët e Naqes dhe ja prek)

YL-Cfarë nuk shikon njeriu këtu te "Pushimi shoferit"

NA-Ou … Ca bën qysh je … Hë ere vlla ti je Yllvisttt? Ë?

YL-Po fol ore pasha se më ngrive gjakun. Kujtova se ka nxjerrë toka majmunër.

NA-Po ti ere vlla pse je mbështjellë kështu sikur të kanë ikur bletët nga kosherja?

YL-E c’të të thotë vëllai tyja mo … Të bëj një pyetje vëllai se kam 25 koncerte sot. Ti je … (I harron emrin) Ti je Nanaqi?

NA-Janaqi. Unë jam Janaqi shkurt Naqe. Kush je ti?

YL-Po hë o gjeje …

NA-Kshu si qënke veshur ti dukesh që të kanë ikur bletët nga kosherja.

YL-Jam këngëtari mo. Ylvisi, sa folëm në telefon …

NA-Ca thonj ti ere … Më fal e vllare, po kshu si je veshur, vetëm me shalqi kungull më afrohesh.

YL- Faleminderit mo Pasha … Tani ku do këndoj vëllai se kam dhe nja shtatë koncerte të tjera dhe s’kam kohë.

NA -Nashi unë dua të gorganizoj festën e fundvitit ti dhuroj fshatarve nga një gjel, a nga një pul. Dhe pastaj të bëhemi gzhyt në të ngrëna.

YL-Një moment mo pasha të shikoj defterin! (Hap bllokun dhe bën llogaritë) Ca date e ke ti vëlla?

NA-Dt 29 që mos gatuajnë gratë se do gatuajnë me 30 dhe mo lodhen se i zë gjumi në 31 e nuk e shohin vitin e ri e vlla.

YL-Shiko pasha në dt 29 dhjetor kam 3 koncerte. Një në Selanik, me vëllezërit korcarë. Një në Romë me cunat e tezes. Dhe njëme Durrsakët e Pogradecit.

NA-Ca thonj ti ere ku ka durrsakënëPogradec?

YL-Po me këto tërmete është bërë lëmsh Shqipëria. Nis dasma në Lezhë bie tërmet, e sosim dasmën në Prishtinë.

NA-Po me 30?

YL-Në 30 jam në Athinë me Vëllezërit Poni. Në Londër, me motrat Fara,dhe në Bubq me Baba Rexhën.

NA-Po ty të zënka viti i ri N’furgont e vlla …

YL-Shiko për ty vetëm dt 29 paradite, nga ora 8 e mëngjesit deri në 11, e kam të lirë. Është koha që bëj dush po do ta sakrifikoj.

NA-S’ka problem se lahesh në fshat me sapllake. Vetëm orën ti.

YL- Nuk kam mundësi mo pasha. O 8 e mëngjesit me 11 ose …

NA-Qysh do e nxjerr fshatin për koncert në 8 të mëngjesit unëë?

YL-Po pse bëni kshu ore … Kur ju bën miting partia dilni që në 4 të mëngjesit dhe dëgjoni pallavra, kur ju këndon Ylvisi bëni llafe.

NA-Qysh e? Dale cik o vlla se ne mirë që na këndon gjeli që në 3 të mëngjesit, të dëgjojmë dhe ty Ë?

YL-E c’të të thotë vëllai tyja mo pasha. Unë për vete edhe gjumin e bëj sipër fonisë, s’më bën përshtypje.

NA-Po mirë e vlla zëre se e bëra koncertin në 8 të mëngjesit, sa lek do ti ë?

YL-Orën 8 e kam më të lirë se drekën. 4 mijë euro shoqërisht.

NA-(I hyn llapa brënda) Qysh e? Te vjetra apo të reja ere cun?

YL-Po pse të duket shtrenjtë? Po unë s’të futa lekët e mija mo pasha. 1200 euro më kushtojnë bateritë e mikrofonit. 1000 euro më bën bileta e helikopterit, se do vij nga Ulqini. 872 euro i do menaxheri

NA-Kush ësh qy mentanxheri ti themi që je për fshat, jo për dasëm.

YL-Unë ore. Vetë i bëj të gjitha. (Labce) Manaxheri, vetë shoferi, vetë berberi, vetë feneri, (Ndërpret) Se mbaj dhe fener me vete ngaqë na mbyllen sytë për gjumë o pasha.

NA-Po unë me 4000 euro në fshatt ndërtoj një serë bananesh

YL-Epo ha banane mo pasha, mos bëj vit të ri!

NA- Ato ti hash e të fryhesh ti, se dhe për të kënduar këndonj vetë! (Ikeën Naqja këndon Ylviu dhe pi Pejën e vet)

[gallery ids="943431,943432,943433,943434,943435,943436,943437,943438,943439,943440,943441"]