
Më 1 mars ka nisur sezoni i ri i spektaklit të humorit “Portokalli” në ekranin e Top Channel. Edhe një herë ky program u dhuroi shqiptarëve shumë humor e të qeshura pafund.
Ky sezon nisi me disa ndryshime, duke nisur edhe nga personazhet e rinj. Aktori i dashur për publikun, Rezart Veleshja, i cili njihet për rolet e shumta në “Portokalli”, kësaj radhe erdhi me 3 personazhe të rinj në “Kultura Live”.
Në këtë pjesë u fol për kinematografinë shqiptare dhe i ftuar në studio ishte një super artist, regjisor dhe producent, Triumf Dekada.
Ndërkohë në lidhje direkte ishin edhe dy të tjerë si regjisori Frederik Tërbaçi dhe prezantuesi, Arban Çaçani. Të tre këto personazhe u luajtën nga aktori i njohur, Rezart Veleshnja, i cili edhe njëherë tregoi profesionalizmin e tij në aktrim.
Rolet e tij u pritën mjaft mirë nga publiku që nuk i kurseu aspak duartrokitjet. Ndërkohë edhe në kanalin e “Youtube” video e skeçit të tij ka marrë me mijëra klikime.
Duke iu rikthyer personazheve të ftuar në “Kultura Live”, Triumfi u shpreh se “kinematografia sot në Shqipëri është copë-copë”. “Edhe arti është copë-copë. Ka shumë aktorë, por ka shumë pak role. Ka shumë teknologji dhe ka pak prodhimtari. Ka shumë regjisorë por ka pak cilësi. Ka shumë skenaritstë por pak figura letrare. Zoti ju ruajt”, përfundon ai.
Ndërsa regjisori Frederik u shpreh: “Kinematografia sot është për faqe të zezë. Kinematografia botërore është mrekulli. Filmat që kemi bërë ne , kanë qenë filma që mbahen mend në të gjithë Europën, madje deri në Australi mbahen mend. Këto sot, edhe filmat që bëhen sot, këto që i prodhojnë nuk i mbajnë mend as vete”.
Më pas ndërhyn gazetari i cili shprehet: “Mos të harrojmë një fakt që e kemi të gjithë para syve, por që asnjë nuk e përmend. Si ka mundësi që kaq të pangopur paskeni qenë? Jeni artistë të mrekullueshën ju 70-vjeçarët, ju respketojmë, ulemi në gjunj, por vjen një moment e hapet krahu. Se këta të rinjt që po vijnë, ku do të shkojnë. Ku të punojnë, në byrektore. Apo të shkojnë të punojnë në llaç e tulla”.
“Këto filma që po bëhen sot janë filma që po ulin nivelin e artistëve. Artisti del nëpër rrugë e rri në radhë. Nuk duhet të jetë kështu artisit, duhet të jetë si Perëndi. Artistit duhet me i dhënë lek se merr frymë”, tha më pas Frederiku.