Biskotat “Trëndafilat e shkretëtirës” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një bashkim shijesh dhe freskie që sjellin ngjyrat dhe aromat e natyrës në tryezën tuaj. Kjo recetë e veçantë përbëhet nga përbërës të thjeshtë si mielli, niseshtja dhe gjalpi, ndërsa shijet e freskëta të limonit dhe çokollatës sjellin një harmoni të shkëlqyer. Me shtimin e frutave të thata dhe drithërave, biskotat përmbajnë një kombinim të pasur me energji dhe shije, duke i bërë ato të përshtatshme për çdo moment të ditës.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
80 g miell Ola
25 g niseshte
1 vezë
50 g gjalpë i butë
40 g sheqer
1 lugë e vogël fryrës tortash
Lëkura e 1 limoni
Therrime çokollate
Rrush i tharë
Fruta të thata
Drithëra mëngjesi
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.