Bobodhaqe është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë tradicionale dhe e thjeshtë, por shumë e shijshme nga Gjirokastra. Një recetë me shumë pak përbërës ku vetëm dy vezët i përziejmë me miellin dhe nenexhikun dhe pasi është krijuar një brum si ai i byrekut e ndajmë në copa të vogla, të cilat më pas i skuqim në vaj ulliri. Një recetë që mund të shoqërohet edhe me kos sipas dëshirës. E përshtatshme për çdo kohë të ditës, kjo recetë mund të shijohet si mëngjes ose si një ndërmjetës mes vakteve.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

2 vezë
Miell
Kripë
Nenexhik
Kos
Vaj ulliri

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.