“Bukë të shpejta në tigan” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Zgjidhja ideale kur dëshironi diçka të freskët, të ngrohtë dhe pa shumë mundim. Pa nevojë për furrë apo kohë të gjatë përgatitjeje, kjo është diçka që gatuhet shpejt. Mund të shërbehet e thjeshtë ose e mbushur me përbërës të ndryshëm sipas shijes suaj, nga krem djathi e sallam, te rukola e domatet qershi, madje edhe nëse doni diçka të ëmbël si reçeli. Një recetë praktike që përshtatet për çdo vakt të ditës.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
400 g miell
280 ml qumësht me yndyrë
12 g fryrës për torta të kripura
30 ml vaj ulliri
5 g kripë
2 lugë uthull
Për mbushjen:
Krem djathi
Sallam
Rukola
Domate qershi
Reçel
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.