Gjoks pule me qumësht dhe proshutë është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e shijshme dhe e kremoze që bashkon butësinë e mishit të pulës me aromën e proshutës dhe djathit skamorça. Përgatitur me një bazë të lehtë me qumësht dhe hudhër, kjo recetë sjell një balancë perfekte mes shijeve të lehta dhe atyre më të forta. Shërbehet me kus-kus të zier në lëng pule për një pjatë të plotë, mjaft ushqyese, ideale për një drekë apo darkë speciale me të dashurit tuaj.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
2 gjokse pule
Miell Ola
Vaj ulliri
1 thelb hudhër
70 g proshutë koto në kubikë
1/2 gotë qumësht
Djathë skamorca
Kripë, piper
1 gotë kus-kus
Lëng pule
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.