Kek me dy ngjyra është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Ky kek i shijshëm me dy ngjyra është një kombinim perfekt i shijes dhe pamjes. Me një përbërje të thjeshtë por të pasur, ky kek është ideal për çdo rast, qoftë për një mëngjes të shpejtë, për ndonjë rast feste, ose si një ‘snack’ i ëmbël në mbrëmje. Me vezët, sheqerin, dhe kosin që i japin atë butësinë, së bashku me kakaon dhe vaniljen, ky kek do të jetë perfekt.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

4 vezë
200 g sheqer
Lëkura e një portokalli
250 g kos
100 ml vaj vëgjetal
500 g miell Ola
1 bustinë fryrës tortash
1 bustinë vanilje
2 lugë sheqer pluhur
5 lugë pluhur kakao pa sheqer
170 ml ujë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.