Kek me karrota dhe kokos është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një ëmbëlsirë e shkëlqyer, e cila përzien shijet natyrale dhe aromat e freskëta për të krijuar diçka speciale. Karrotat e grira japin ëmbëlsi natyrale, ndërsa kokosi i grirë i shton një aromë të veçantë dhe një teksturë të butë. Kombinimi i sheqerit kaf, vajit të lulediellit dhe miellit, së bashku me erëzat si kanella, xhinxheri dhe arra myshk, krijon një bazë të shijshme dhe aromatike. Ky kek është i përsosur për çdo rast, qoftë për një mëngjes të shpejtë, apo si një ‘snack’ të shijshëm gjatë ditës.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
1 gotë sheqer kaf
½ gotë vaj luledielli
2 + ½ gotë miell Ola
2/3 lugë e vogël kripë
2/3 lugë e vogël xhinxher pluhur
2/3 lugë e vogël arrë myshk
16 g fryrës tortash
4 gota karrotë e grirë
2/3 gotë arra të qëruara
4 vezë
1 bustinë vanilie
2 lugë kanellë pluhur
½ gotë qumësht
1+1/2 gotë arrë kokosi e grirë
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.