Krem me fruta është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një ëmbëlsirë e lehtë dhe freskuese, ideale për ditët e ngrohta të verës tani. Me një kombinim të shijshëm të pjeshkëve, mjedrave dhe panës, kjo recetë ofron një balancë perfekte mes ëmbëlsisë dhe freskisë. Aroma e kanellës dhe limonit i japin një tjetër veçanti kësaj recete. E thjeshtë për t’u përgatitur dhe e këndshme për t’u shijuar, kjo ëmbëlsirë është një zgjedhje e mrekullueshme për çdo rast.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

3 pjeshkë të ëmbla
Mjedra
100 ml pana për ëmbëlsira
500 ml qumësht me yndyrë
60 g niseshte misri
160 g sheqer
1 limon organik
1 lugë e vogël kanellë
1 majë luge kurkuma
100 g biskota
Bajame të pjekura

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.