Kus-Kus me pesto dhe domate qershi është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë plot shije, e cila bashkon aromën e borzilokut dhe hudhrës nga pesto me freskinë e domateve qershi. Pjatën e bën edhe më të veçantë kombinimi i një kus-kusi, duke e bërë atë një pjatë të shijshme dhe të lehtë për t’u përgatitur. Ky është një vakt i shkëlqyer si për drekë ashtu edhe për darkë, dhe mund të shërbehet si një pjatë e plotë ose një garniturë e shkëlqyer për mish ose perime të pjekura.

Përbërësit:

200 g kus-kus
200 ml lëng perimesh i valuar
15 domate qershi
1 lugë sheqer kaf
Për peston:
1 tufë me borzilok
1 thelb hudhër
2 gjethe mente
2 lugë stika pishe
3 lugë bajame të qëruara
4 lugë parmigiano të grirë
Vaj ulliri
Kripë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.