Mishi i viçit në furrë me domate dhe mocarela është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e shijshme dhe aromatike që kombinon butësinë e mishit me shijen e pasur të domateve dhe mocarelës së shkrirë. Një recetë që të kujton kuzhinën italiane, me një harmonizim perfekt mes erëzave dhe djathrave. Ideale për darka familjare apo momente të veçanta, kjo pjatë shoqërohet me patate të ziera dhe vaj ulliri që i jep shije të plotë.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
5 feta eskallop viçi
1 tas galetë
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
Spec i kuq pluhur
Kripë, piper
Rigon
Hudhër pluhur
1 gotë salcë domatesh
Vaj ulliri
Djathë mocarela
Patate të ziera
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.