“Pastiço me perime dhe beshamel” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e shijshme dhe e pasur dhe plot shije, ideale për ata që kërkojnë një vakt të shëndetshëm dhe të mbushur me perime. Makarona të ziera përzihen me një shumëllojshmëri perimesh të freskëta si karrota, kungulleshka, qepë dhe bizele, të cilat shkrijnë në mënyrë të përkryer. Për të kompletuar këtë pjatë, shtohet beshameli.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

300 g makarona
3 karrota
1 qepë e vogël
1 degë selino
2 kungulleshka
1 tas bizele të ngrira
Kripë
1 gotë salcë domatesh
Ujë të valuar

Për beshamelën pa gjalp:

40 ml vaj luledielli
30 g miell
400 ml qumësht
150 g djathë që shkrin
4 lugë djathë kaçkavall i grirë
Arrë myshk
Kripë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.