Petulla me qumësht pa vezë është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një alternativë e thjeshtë dhe e shijshme për mëngjes apo një vakt të lehtë, veçanërisht për ata që ndjekin një dietë pa produkte shtazore ose kanë alergji ndaj vezës. Të buta, këto petulla përgatiten me përbërës bazë që gjenden lehtësisht në çdo kuzhinë, si miell, qumësht, pak sodë buke ose pluhur pjekjeje, dhe një majë kripe. Ato mund të shërbehen të ngrohta me mjaltë, reçel apo pak sheqer sipër, duke sjellë shije tradicionale dhe familjare në tryezë.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

350 g miell
50 g sheqer
10 g fryrës tortash
200 g qumësht
30 g gjalpë i butë
Kripë
Vaj luledielli
Sheqer për t’i spërkatur

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.