Pite me miell integral është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një zgjedhje e shëndetshme dhe e shijshme, që kombinon thjeshtësinë e përgatitjes me vlera ushqyese. E përgatitur me kos dhe fryrës për një brumë të butë, kjo pite është baza ideale për mbushje të ndryshme. Me djathë kremoz, proshutë krudo, rukola të freskët dhe domate qershi, ajo shndërrohet në një pjatë të lehtë, por të pasur në shije perfekte si vakt i shpejtë apo antipastë.
Përbërësit:
270 g miell integral
1 bustinë fryrës për torta të kripura
250 g kos
1 lugë e vogël kripë
Vaj ulliri
Djathë kremoz
Proshutë krudo
Rukola
Domate qershi
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.