Qofte me bizele, patate dhe salcë është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një recetë e lehtë, e shëndetshme dhe shumë e shijshme, ideale për një vakt të freskët tani në verë. Kjo pjatë kombinon thjeshtësinë e përbërësve si bizelet, patatja dhe djathi i bardhë me aromat e freskëta të koprës, majdanozit dhe hudhrës së njomë. Qoftet përgatiten me kujdes dhe shoqërohen me një salcë të veçantë me bazë kosi.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbërësit:

300 g bizele të ngrira
1 patate mesatare
1 vezë
Djathë i bardhë
Kripë
Kopër e majdanoz
1 hudhër e njomë
3 lugë miell

Përbërësit për salcën:

120 g kos i bardhë
1 limon lëngu
2 lugë vaj ulliri
Trumzë
Shafran
Spec i kuq pluhur
Kripë

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.