“Qofte me patate dhe djathë” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Të thjeshta, të shijshme dhe perfekte për çdo moment të ditës, qoftet janë një zgjedhje ideale si për një vakt të shpejtë, ashtu edhe si shoqëruese në tryezë. Patatet e kombinuara me djathin kaçkavall krijojnë një teksturë mjaft të shijshme, ndërsa erëzat i japin aromë. Të skuqura lehtë deri në ngjyrë të artë, këto qofte janë të parezistueshme për të gjithë familjen.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
2 patate të mëdha të ziera
70 g djathë kaçkavall i grirë
2 vezë
Bishtat e 1 qepe të njomë
½ lugë e vogël shafran indie
½ lugë e vogël mustardë
Majdanoz
Koper
Kripë, Piper
¼ lugë e vogël sodë buke
Buke e thekur e grirë
Vaj për skuqje
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.

