“Salmon me salcë toscane” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e shijshme dhe plot shije që sjell aromën e ushqimit të mesdheut në tryezën tuaj. Kjo pjatë përbëhet nga fileto salmoni, të cilat shoqërohen me një salcë të veçantë. Salca toscane përgatitet duke përdorur përbërës të thjeshtë, por të shijshëm si hudhra, qepa, vera e bardhë dhe domatet e thara, të cilat përthithin aromën e salmonit. Me këtë recetë, mund të shijoni një pjatë që kombinon thjeshtësinë dhe elegancën e kuzhinës toscane.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
2 fileto salmoni
Kripë, piper
1 lugë vaj ulliri
1 lugë gjalpë
3 thelpinj hudhër
½ qepë e vogël
¼ gotë vere e bardhë
50 g domate të thara
100g pana kuzhine
100 ml qumësht
Spinaq
4 lugë djathë parmigiano
1 lugë niseshte
Majdanoz
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.