Supë e shëndetshme me perime është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një ushqim i shkëlqyer për ata që duan të përfshijnë më shumë perime në dietën e tyre, duke shijuar një pjatë të ngrohtë dhe të pasur me vitamina. Kjo supë ka një shije speciale, ku fasule e ziera, orizi, pançeta e tymosur dhe erëza si rozmarina dhe hudhra krijojnë thjesht diçka të parezistueshme. Me përbërës të thjeshtë dhe të freskët si borziloku, speci dhe domatet e vogla, kjo supë është ideale për ditën dhe mund të shërbehet si një vakt i plotë dhe i shëndetshëm. Ajo është e pasur me proteina dhe fibra gjithashtu.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
500 g perime
200 g fasule të ziera
1 lugë koncetrat domatesh
1 thelb hudhër
Rozmarinë
1 gjethe dafine
100 g oriz
100 g pançetë e tymosur në kubike
Vaj ulliri
Kripë, piper
Lëng perimesh
Përbërës të tjerë:
Borzilok
1/2 spec jeshil
bishta qepe të njomë
5 domate të vogla
4 lugë djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.