“Tavë me patate” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Kjo është një recetë klasike dhe shumë e dashur, që sjell në tryezë ngrohtësinë e gatimeve shqiptare, por pak më moderne. Patatet e kombinuara me aromën e trumzës dhe rozmarinës, shkrirjen e djathit scamorza dhe kaçkavallit, si dhe shijen e proshutës cotto, krijojnë një pjatë të pasur me vlera dhe tepër të shijshme. Ideale për drekë apo darkë familjare, kjo tavë përgatitet lehtë.

Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:

Përbëresit:

900 g patate
Trumzë
Rozmarinë
200 g djathë scamorza
250 gr proshuto cotto në feta
100 g djathë kaçkavall i grirë
1 gotë lëng perimesh
Kripë, piper
Gjalp

Përgatitja:

“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.