“Tavë me perime dhe beshamel të shpejtë” është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe shumë praktike, është zgjidhja ideale për një drekë apo darkë të ngrohtë familjare. Kombinimi i perimeve të freskëta me salcën beshamel kremoze, të shoqëruar me erëza, krijon një shije unike. Perfekte për ata që duan ushqim të lehtë, por plot shije dhe vlera.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
1 lulelakër
2 presh
3 karrota
1 patate
1 lugë gjalpë
100 g djathë kaçkavall i grirë
Lëng mishi i valuar
Kripë e piper
Vaj ulliri
Përbërësit për beshamelën:
600 ml qumësht
40 g miell Ola
4 lugë vaj ulliri
1 lugë e vogël mustardë
1 lugë e vogël shafran indie
Arrë myshk
Trumzë
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.

