Tava me pulë dhe kërpudha është receta e zgjedhur nga Linda Fishta në programin “Në Shtëpinë tonë”. Një pjatë e ngrohtë, e shijshme që kombinon shijen e mishit të pulës me aromën e kërpudhave. Tava mund të përgatitet në furrë, duke e lënë mishin të piqet ngadalë me kërpudhat dhe një sasi të vogël lëngu, që mund të shërbehet me patate, oriz, apo perime të tjera të ziera. Ky kombinim është i mrekullueshëm për një drekë ose darkë të shijshme.
Për të realizuar këtë recetë ne ju vijmë në ndihmë me:
Përbërësit:
300 g kërpudha
400 g mish pule
1 qepë
50 g gjalpë
50 g miell
1 kubik për supë
500 ml qumësht
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
Përgatitja:
“Në Shtëpinë tonë”, një program dedikuar shijes, familjes dhe jetesës së mirë, vjen nga e Hëna në të Premte ora 10:10 e deri në mesditë, në ekranin e Top Channel.