Shkencëtarët duket se po shkojnë drejt gjetjes së një kure për viruset HIV dhe mbi të gjitha për sëmundjen e Sidës.

Sipas “Daily Star”, një lubrifikant i krijuar me mukozë nga pështyma e lopës mund të mbrojë potencialisht kundër viruseve si HIV dhe herpesit . Eksperimentet laboratorike të kryera nga shkencëtarët vërtetuan se xheli mund të mposhte infeksionet seksualisht të transmetueshme

Qelizat njerëzore që u trajtuan fillimisht me lubrifikant kishin 70 deri në 80% më pak gjasa për t’u infektuar me HIV dhe herpes, gjë që ishte një rezultat mahnitës për ekipin.

Studiuesit thanë se krijimi i tyre mund të ngadalësojë përhapjen e SST-ve, nëse produkti do të bëhej i disponueshëm për publikun pas kryerjes së testeve të mëtejshme.

Përbërësi kryesor i mukusit është një proteinë e quajtur mucin, e cila besohet se ka veti antivirale. Studiuesit, nga Instituti Mbretëror i Teknologjisë KTH në Stokholm, Suedi, kishin ekzaminuar nëse mukusi mund të ndalonte SST-të të hynin në trup dhe të përhapeshin në të njëjtën mënyrë.

Ekipi drejtohej nga studiuesi Hongji Yan, i cili nxori mukozën nga gjëndrat e pështymës së lopës përpara se ta kthente atë në një lubrifikant me bazë mucine.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën shkencore Advanced Science dhe treguan se vetëm 30% e qelizave të përziera me lubrifikantin dhe HIV u infektuan. Për krahasim, 100% e qelizave njerëzore të ekspozuara pa lubrifikantin,  ndaj HIV-it u infektuan.

Ndërkohë, vetëm 20% e qelizave njerëzore të përziera me xhel dhe HPV u infektuan pasi studiuesit konfirmuan rezultatet ilustruan se xheli ndaloi transmetimin e HIV me 70% dhe herpesin me 80%.