Shkencëtarët kanë zhvilluar me tej pilulën e shumëkërkuar kundër kancerit, e cila vret tumoret kancerogjene ndërkohë që nuk dëmton qelizat e tjera.
Pilula quhet AOH1996 dhe është rezultati i një pune kërkimore prej 20 vitesh dhe është zhvilluar nga një prej qëndrave kërkimore më të mëdha në Amerikë, “City of Hope Hospital” në Los Anxhelos.
Medikamenti është testuar në 70 lloje të ndryshme qelizash kancerogjene si kanceri i gjirit, i prostatës, i trurit, i vezores, i lëkurës si edhe kancerit të mushkrive, duke rezultuar efektiv në të gjitha.
Origjina e emrit të medikamentit është vënë në nder të një vajze të vogël, e quajtur Anna Olivia Healy, e cila ndërroi jetë për shkak të kancerit të qelizave nervore.
Profesoreshë Mallorcas ka zbuluar se gjatë kohës që ajo ka qënë duke bërë praktikën, ajo takoi When, babain e Anna-s, i cili mësoi se ajo studionte për kancerin e gjirit. Ai i ofroi asaj një ndihmë financiare që ajo të kryente eksperimente të mëtejshme, me shpresën që një ditë do të studionte më shumë për kancerin e qelizave nervore.
“E dija që dëshiroja të bëja diçka për atë vajzë të vogël, diçka shumë speciale”, shprehet profesoresha.