Seanca për vrasjen e Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit është shtyrë për pas dy javësh për shkak të mosparaqitjes së avokatëve Aldo Shkëmbi, Neshat Fana, Pranvera Doci dhe Skerdilajd Dalipi.

Këtë radhë mungonin të gjithë. Ndërkohë mësohet se i është dërguar ankesë dhomës së avokatisë për mosparaqitje.

Më herët mësuam se një nga dëshmitarët kryesore në dosjen penale, ku të pandehur janë Ervis Bardhi, Etien Cani, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli, Olsi Leku dhe Florenc Çapja, ka udhëtuar nga Italia dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme SPAK, për të dhënë dëshminë e saj para togave të zeza.

Valbona Pasho (Beqiri), ishte ftuar rreth 5 herë për të dëshmuar në gjyqin kundër të pandehurve të mësipërm që akuzohen nga SPAK, si njerëzit që i vranë brenda në banesën e saj, vëllain, Gentian Beqirin dhe babain, Nezir Beqirin, ngjarje kjo e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit 2012 në Elbasan.

Në 5 raste dëshmitarja kryesore është stepur të udhëtojë nga Italia në drejtim të Shqipërisë, për shkak të frikës së një hakmarje të mundshme apo kërcënimi. Por në masa të forta sigurie, dëshmitarja është paraqitur mesditën e djeshme, ku në orën 12:00, ishte planifikuar seanca e rradhës ndaj të pandehurve.

Pyetja e Valbona Pashos, vjen në një moment kur prokuroria e Posaçme SPAK, mësohet se ka marë dhe “OK”-ej nga drejtësia Greke,për ekstradimin në Shqipëri të njërin prej të pandehurve kryesorë të kësaj dosje penale, Olsi alias Jorgo Leku. Leku së bashku me bashkëpuntorin e drejtësisë, Ervis Bardhi, kanë vrarë në banesën e tyre babë e bir. Bardhi ka treguar se ka qëlluar Gentianin, ndërsa Olsi Leku sipas tij,ka vrarë Nezir Beqirin duke e qëlluar me grushta dhe shkelma dhe më pas e ka mbytur me jastëk.