Neymar ka konfirmuar se do t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Brazilit pas përfundimit të Kupës së Botës, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm me fanellën e “Seleçaos”.
Sulmuesi brazilian bëri të ditur vendimin e tij përmes një deklarate emocionale, ku theksoi se ndihet krenar për gjithçka ka dhënë për ekipin kombëtar.
“Koha ime në ekipin kombëtar ka mbaruar. Shkrova histori, isha shumë i lumtur, dhashë gjakun tim, jetën time, gjithmonë luftova për fanellën e verdhë, por nuk e dua më”, u shpreh Neymar.
Gjatë karrierës së tij me Brazilin, 34-vjeçari zhvilloi 130 ndeshje, realizoi 80 gola dhe regjistroi 58 asistime, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares braziliane.
Neymar përfaqësoi Brazilin në katër Kupa Bote dhe arriti të fitonte Kupën e Konfederatave në vitin 2013, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në futbollin brazilian.
