Futbollisti brazilian Dani Alves duket se nuk e ka nisur aspak mirë vitin e ri, teksa është në telashe me drejtësinë.
Lojtari rekordmen akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua, gjatë festës në një diskotekë.
Mossos d’Esquadra po hetojnë një sulm seksual të kryer këtë të premte në klubin e natës Sutton në Barcelonë, kur një vajzë denoncoi se kishte pësuar prekje intime brenda rrobave nga futbollisti.
Viktima e dyshuar dhe miqtë e saj kanë shkuar në një komisariat aty pranë për të bërë një ankesë kundër futbollistit 39-vjeçar. Pas këtij denoncimi, kanë nisur protokollet dhe është njoftuar menjëherë Mossos d’Esquadra dhe policia urbane spanjole.
Sipas informacioneve të kësaj gazete, viktima ka raportuar se Alves i ka futur dorën brenda të brendshmeve. Gruaja më pas kaloi ekzaminimin mjekësor dhe agjentët morën një deklaratë nga ajo, si dhe nga një dëshmitar që ndodhej në disko. Lojtari u largua nga ambientet para mbërritjes së agjentëve. Mjedisi i tij mohon agresionin si dhe çdo krim.