Situata brenda klubit spanjoll të futbollit, Real Madrid duket se nuk është aspak e qetë, por e njëjta gjë vlen edhe për yllin e skuadrës, Kylian Mbappe.
Nga rezultatet negative që madrilenët kanë marrë së fundmi, por edhe nga përplasjet brenda lojtarëve tifozët janë kthyer kundër francezit. Madje, kanë shkuar deri aty sa kanë hapur një peticion online, ku kërkojnë largimin e tij nga Real Madrit. Po fakti më interesant është se ky peticion ka mbledhur mbi 40 milionë firma, më shumë se çdo peticion i hapur ndonjëherë për të drejtat e njeriut. Konkretisht, deri më tani janë grumbulluar 46,449,993 firma.
Kështu ylli francez ka thyer një tjetër rekord, edhe pse me shumë mundësi, ai nuk do donte që të ndodhte kështu. Megjithatë, duhet theksuar se peticioni i nisur nga tifozët është një peticion i formës së thjeshtë, ku mjafton një klikim për të marrë pjesë. Gjithashtu, një person mund të nënshkruhet disa herë duke përdorur kredenciale të rreme prandaj, nuk duhet marrë shumë seriozisht.

