“Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle”. Kështu ka deklaruar trajneri Zhose Murinjo kur është pyetur për garën e Topit të Artë. Sipas tij, futbollisti që e meriton këtë çmim është lojtar i Real Madrid dhe ka shkruar historinë këtë verë.
Jose Mourinho ka bërë një deklaratë të fortë për garën e këtij viti për Topin e Artë, duke dhënë një sinjal të qartë se i preferuari i tij luan pikërisht te Real Madridi.
Trajneri portugez nuk përmendi drejtpërdrejt emrin e lojtarit, por tha se disa prej futbollistëve më të mirë në botë janë në Madrid dhe se njëri prej tyre “ka bërë histori këtë verë”.
Referenca ishte e qartë për Kylian Mbappé, i cili në botëror u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Francezi vjen gjithashtu pas një performance spektakolare me Realin, duke shënuar tre gola në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedad.
Mourinho theksoi se Topi i Artë nuk duhet t’i jepet automatikisht një lojtari vetëm sepse ka fituar Champions League apo Kupën e Botës. Sipas tij, çmimi duhet të vlerësojë futbollistin më të mirë në aspektin individual dhe atë që lë një trashëgimi të paharrueshme.
“Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle.është një çështje krejt tjetër Këtu janë dy, tre ose katër nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ne i dimë se kush janë ata.. Ne e dimë se është dikush këtu që ka bërë histori këtë verë”
Në Madrid, portugezi ka luksin të ketë në dispozicion një skuadër me shumë alternativa. Megjithatë Mesazhi i Mourinhos ishte i qartë: për të, Topi i Artë duhet të jetë në Madrid dhe sinjalet e tij të çojnë te një emër Kylian Mbappe.
