Duket sikur Alexis Mac Allister u emocionua më shumë seç duhet pasi fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

23-vjeçari ishte në formë të mirë gjatë turneut të tij të parë në Kupën e Botës dhe dha një asistim të lavdishëm për Angel di Maria për të dyfishuar epërsinë e Argjentinës në finalen kundër Francës.

Ai u zëvendësua në kohën shtesë, por pa se si Argjentina fitoi 4-2 në penallti pas një barazimi befasues 3-3 në stadiumin Lusail.

Ai festoi me shokët e tij të skuadrës pasi i dha Argjentinës triumfin e tretë në Kupën e Botës dhe së familja dhe miqtë e tij u futën në fushë me të.

Babai i tij, ish-lojtari i Boca Juniors dhe Argjentina, Carlos, pozoi me krenari me Mac Allister dhe trofeun.

Po kështu bëri edhe e dashura e tij Camlai Mayan, e cila postii fotot e të dyve me mbishkrimin, “Të DUA KAMPION!! Pa fjalë, ne ia dolëm! ECIM PARA ARGJENTINA”.

Por komenti i paturp i Mac Allister-it si përgjigje e gjysmës tjetër të tij është bërë viral. Komenti i tij në postimin e saj në Instagram shkruan: “Të dua!! Le të q***” përkrah dy zemrave të kuqe të dashurisë.

Nuk do të ishte befasi nëse disa prej lojtarëve të Argjentinës do të bëhen baballarë nëntë muaj nga tani, në shtator 2023 duke pasur parasysh festimet.