Personi që përplasi Jordan Chiedozie-n, një lojtar që luante për Bournemouth dhe klube të ndryshme të ligave të ulëta në Angli, në shkurt të vitit 2025, u dënua me 28 muaj burg nga Gjykata e Kurorës së Southamptonit.

Shkaktarja e aksidentit pranoi në gjykatë drejtimin e rrezikshëm të mjetit dhe nën ndikimin e alkoolit. Viktima humbi këmbën e djathtë dhe pësoi frakturë në legen si pasojë e aksidentit. 

Sulmuesi anglez, i cili mban edhe kombësi nigeriane, po kthehej nga një ndeshje me Bashley, një klub që luan në Ligën Jugore, një ligë gjysmëprofesionale, kur u godit nga makina e Anna Bogusiewicz, ndërsa po ndërronte një gomë. 

Jordan Chiedozie luajti për Bournemouth midis viteve 2011 dhe 2013.