Një postim normal në rrjetet sociale u shndërrua në një boomerang të vërtetë për Realin e Madridit dhe Kylian Mbappe. Këtë të hënë, klubi merenges postoi në rrjetin social X një video të shkurtër me momente nga stërvitja e paradites të skuadrës për El Clasicon e së dielës, një sfidë që mund t’i japë matematikisht titullin Barcelonës.
Në video nuk ka asgjë të çuditshme për të tërhequr vëmendjen, janë komentet ato që ranë në sy.
Pse tifozët e Realit të Madridit po protestojnë kundër Mbappe? Nën postim qindra tifozë të Realit të Madridit kanë protestuar kundër Mbappe, që këto ditë është në vorbullën e polemikave edhe për shkak të udhëtimit në Itali me të dashurën e tij Ester Exposito. Francezi që është i dëmtuar që nga 24 prilli, këtë fundjave ishte në Cagliari për t’u kthyer në Spanjë, pasditen vonë të dielën për të qenë në Barcelonë për të qenë në tribunë në ndeshjen mes Espanyolit dhe Realit të Madridit vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes.
Cilat janë raportet mes Kylian Mbappe me pjesën tjetër të skuadrës? Një lëvizje që nuk u pëlqye nga tifozët dhe as nga klubi, ndërkohë që disa sjellje të Mbappe nuk janë pëlqyer as brenda skuadrës. Kështu, psh ‘L’Equipe’ shkruan se Mbappe ka raporte vetëm me futbollistët francezë të Realit të Madridit. Në një sezon që paralajmërohet se do të jetë pa suksese dhe me Ligën që praktikisht është dorëzuar në duart e Barcelonës, tifozët e kanë kapur me të dhe në rrjetet sociale kanë arritur sa të bëjnë edhe një krahasim(konfigurim) shokues me Adolf Hitler.
