Në basketbollin amerikan janë ndezur sirenat e alarmit teksa kohët e fundit është rritur numri i grabitjeve në banesat e yjeve të NBA teksa këta të fundit janë në parket duke luajtur ndeshjet e tyre. I fundit që ka parë banesën e tij të bëhet objekt grabitjeje, ka qenë basketbollisti i Oklahoma City Thunder, Shai Gilgeous Alexander.
Në nëntor të 2024, drejtuesit e NBA ngritën zërin dhe iu kërkuan basketbollistevë dhe punonjësve të tjerë të ligës që të merrnin masa sigurie ekstra për banesat e tyre. Në muajt e fundit disa basketbollistë kanë bërë denoncime për grabitje në banesat e tyre.
I pari që e ndërmori një hap të tillë ishte Mike Conley, i Minnesota Timberëolves, shembull që e ndoqi Bobby Portis i Milëaukee Bucks. Në dhjetor, ishte radha e banesës së Luka Doncic kur ishte ende pjesë e Dallas mavericks, sllovenit i morën bizhuteri me vlerë 30 mijë dollarë dhe viktima e fundit ishte Shai Gilgeous-Alexander.
Ngjarja ndodhi te enjten e kaluar teksa basketbollisti kanadez po luante ndaj Ëashington Ëizards me basketbollistin që regjistroi një bilanc me 31 pikë dhe 7 topa në tabelë duke ndihmuar Oklahomën të regjistrojë fitoren e 6 në po kaq ndeshje. Policia e Nichols Hills, një zonë rezidenciale në Oklahoma City, raportoi për arratisjen e disa personave pas grabitjes së banesës së yllit të Thunder
Drejtuesit e NBA rekomanduan instalimin e sistemeve të alarmit të pajisura me kamera dhe përdorimin e tyre në rast largimi nga shtëpia, të ruajnë objektet me vlerë në kasaforta të mbyllura me celës, të sigurojnë shërbime sigurimi privat gjatë udhëtimeve të gjata e madje të marrin edhe qen për të mbrojtur banesat e tyre. Por ‘skifterët’ nuk kanë vizituar vetëm yjet e basketbollit amerikan. Një vizitë speciale kanë pasur edhe dy yjet e National Football League(futbolli amerikan) që janë pjesë e Kansas City Chiefs, Travis Kelce dhe Patrick Mahomes. Po kështu edhe ylli i Pittsburgh Penguins në National Hockey League, Evgeni Malkin ka raportuar një grabitje në shtëinë e tij në muajin shkurt.
FBI ka folur për një rrjet grabitësish të cilët përqendroheshin më shumë te paratë e thata dhe te objektet të cilat mund t’i shesin në tregun e zi si bizhuteri, orë, çanta luksi. Keqbërësti nuk janë tifozë, përdorin dronë dhe aparate të bllokimit të sinjaleve dhe hiqen si punonjës mirëmbajtjeje. Duket si një serial televiziv, por është shumë reale.
Ndonjëherë incidente të tilla kanë në fund të lumtur. Kështu një grup grabitësish kiliane u arrestuan në janar me akuzën e vjedhjes së bizhuterive dhe orevë me vlerë 300 mijë dollarë në banesën e quarterbackut të Cincinnati Bengals, Joe Burrow në NFL.
