Ndoshta nuk ka qenë kurrë një moment më i mirë për Manchester United se sa ky i sotmi për të shkuar në Anfield për t’u përballur me Liverpool.

Së pari, ka mungesë të tifozëve këtë dielën, pastaj ka dëmtime të mbrojtësve të Liverpool dhe fakti që skuadra e Jurgen Klopp ka qenë e “heshtur” pak sa i përket shënimit të golave kohët e fundit.

Nëse marrim në konsideratë ecurinë e United – duke luajtur mirë, duke fituar ndeshje dhe tre pikë të përkthyera kalimin në majën e klasifikimit të Premier League – atëherë ata duhet të ndihen më të sigurt se do të shkojnë në këtë lojë më shumë me bindjen se sa kanë arritur shumë se sa ndër vite.

Tifozët e zhurmshëm nuk do të jetë aty për të luajtur rolin e tyre

Tani jemi mësuar me një ndeshje futbolli me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, por do të duket ende e çuditshme që një lojë e këtyre përmasave të zhvillohet pa asnjë tifoz.

Pavarësisht nga pozicionet e tyre në kampionat, Liverpool përballë United është gjithmonë një ndeshje unike për shkak të historisë midis dy klubeve, por ky efekt zmadhohet më shumë pasi janë të dyja në krye të tabelës së klasifikimit. Prej kohësh nuk kemi pasur një përballje të tillë.

Ndoshta kjo ishte pjesërisht, sepse unë u rrita si një tifoz i Liverpoolit duke ditur gjithçka për rivalitetin, por, kur luaja në këtë përballje, java përpara ndeshjes ishte gjithmonë shumë e veçantë. Kishte më shumë në trajnim, stërvitje dhe të gjithë në kampin tonë ndodheshin aty, të gatshëm për të luftuar për të hyrë në formacion.

Atë ditë, ishte e njëjta gjë – gjithmonë ndihej si ndeshja më e madhe e sezonit në Anfield. Atmosfera  e tifozëve ishte më vete, dhe tregonte intensitetin dhe pasionin e mbështetësve. Ju duhet ta përjetoni atë për të kuptuar si duhet, dhe efekti që ka te lojtarët është e vështirë të përshkruhet me fjalë – por, për mua, ishte një elektrizim në çast.

Ndeshja e së Dielës do të jetë e ndryshme sepse turma e tifozëve nuk do të jetë aty për të luajtur rolin e tyre, kur zakonisht tifozët janë kaq të rëndësishëm. Rekordi i fitoreve të Liverpool pa tifozë në shtëpi është ende i shkëlqyeshëm, dhe forma e tyre në Anfield nuk ka pësuar rënie në muajt e fundit.

Por unë ende mendoj se ka një avantazh të vogël për ekipin vizitues në një stadium të zbrazët dhe rekordi i fundit i United në ndeshjet në transfertë do t’u japë atyre shumë besim.

Solskjaer ka më shumë lojtarë në dispozicion

Të dy trajenerët kanë probleme për zgjedhjen e formacionit, por shefi i United, Ole Gunnar Solskjaer ka të ngjarë të ketë më shumë opsione për të marrë vendime.

Klopp po përpiqet me ngulm që Joel Matip të jetë në gjendje të luajë së bashku me Fabinho në qendër të mbrojtjes së tij dhe kjo situatë vendosje në fushë do të rregullohej vetëm nëse kamerunasi është gati.

Nëse jo, atëherë shefi i të Kuqve duhet të vendosë nëse do të fusë në formacion një nga djemtë e rinj, ose të zhvendosë kkapitenin Jordan Henderson përsëri dhe të modifikojë mesfushën e tij.

Solskjaer ka më shumë opsione, përmes ekipit të tij, por mesfusha është çelësi kyç ku ai duhet të bëjë një zgjedhje.

Paul Pogba dhe Nemanja Matic luajtën mirë në fitoren e së martës ndaj Burnley, ndërsa Scott McTominay dhe Fred kanë qenë dyshja e tij e preferuar në ndeshjet e mëdha këtë sezon.

Nëse United humbet, atëherë Solskjaer padyshim do të marrë kritika nga tifozët të cilët do të thonë “ai duhet ta kishte bërë këtë modul loje”, por lojtarët e tij janë në gjendje dhe në formë, kështu që është një problem i mirë që ka trajneri duhet të përballet.

Këdo që të hedhë në fushë, do të ketë një numër të jashtëzakonshëm dhe cilësor në fushë dhe një thes me lojtarë krijues, duke shpresuar se do të kemi një lojë vërtet të mirë.

A do të dorëzohet përsëri Liverpool?

Ajo që dua të shoh të Dielën është që të dy ekipet të luajnë lirshëm dhe të marrim më shumë rrisqe, në vend se të luajnë siç luajtën në mbrojtje siç e pamë kur Manchester City barazoi me Liverpool dhe United para Krishtlindjeve.

Ato lojëra ishin shumë të mërzitshme, por unë thjesht kam një parandjenjë që do të jetë ndryshe. Liverpool, në veçanti, ka një pikë për të provuar sepse ata kanë vendosur standarde tepër të larta gjatë dy viteve të fundit dhe ata do të ndihen të plagosur nga vrapimi i tyre relativisht i lodhur kohët e  fundit.

Ata do të ndihen të frustuar që nuk kanë marrë më shumë nga ndeshjet e tyre kundër West Brom, Newecastle dhe Southampton, dhe mendoj se do të ketë një reagim ndaj kësaj.

United ka aq shumë cilësi dhe vrull sa, natyrisht, do të jetë  prova më e madhe se nga të gjitha ndeshjet e luajtura, por mendoj se Liverpool do të kalojë. Ndoshta po flas thjesht si tifoz, por unë ende mendoj se ata do t’i mposhtin pavarësisht problemeve që aktualisht po kalojnë.

Ajo që kemi parë nga njerëzit e Klopp gjatë disa sezoneve të fundit është se kanë një kapacitet të jashtëzakonshëm ringritje. Ata kanë kaluar kufijtë dhe kanë realizuar pritshmëritë e tifozëve të tyre duke i gëzuar shumë herë..

Ky është një rast tjetër kur ka pikëpyetje mbi ekipin, por unë nuk kam ndonjë shqetësim për to. Ata vazhdimisht kanë demonstruar në situata si kjo dhe ata gjithmonë janë ringrtur ndaj çdo lloj pengese.

Një pjesë e arsyes pse unë po mbështes fitoren Liverpoolin është ajo që kjo skuadër ka prodhuar në të kaluarën në lojëra të tilla, por gjithashtu sepse jam i bindur se është vetëm çështje kohe para se ato që realizojnë qëllimin e tyre final.

Sidoqoftë, të mos rrëmbehemi. Kjo është një lojë e madhe dhe e rëndësishme për të gjitha arsyet që kam kaluar – por nuk është se me të këtë rezultat vendoset fitimi i titullit kampion. Kushdo që fiton këtë ndeshje do të tregonte një demonstrim të fortë, por  nuk mund t’iu garatojnë atyre fitimin e Premier League, veçanërisht në një sezon tejet i vështirë si ky./ Burimi BBC

* Danny Murphy, njeriu ekspert i MOTD dhe ish-mesfushori i Liverpool