PSG


“Dua të iki te Reali për zgjedhje personale, por nëse nuk gjej marrëveshje me PSG-në, do të respektoj kontratën”. Aventura e Karlo Ançelotit te klubi francez duket drejt fundit, por italiani nuk jep sinjale lamtumire. “Nuk kam ndërruar mendje, por nëse nuk gjejmë një marrëveshje, unë do ta respektoj kontratën aktuale. Nuk bëhet fjalë për luftë ndaj klubit ose ndaj meje, pasi nuk e ndiej veten si një problem për PSG-në. Nuk kam asnjë gjë të re për të shtuar në krahasim me javën e kaluar”. Tekniku italian nuk e fsheh dëshirën për t’u bashkuar me Realin e Madridit. “Nuk ka të bëjë me anën financiare, apo me marrëdhëniet brenda klubit, sqaroi ai. Leonardo është miku im dhe me Naser al-Khelaifin kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mira. Ata që nuk më kuptojnë nuk duhet të më gjykojnë për vendimet e mia, për të gjykuar dikë duhet më parë të dish të gjitha detajet”.