Andi Lila dhe Ylli Aga ishin të ftuarit specialë në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ku diskutuan me pasion dhe profesionalizëm për ndeshjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë. Dy figurat e njohura të futbollit shqiptar sollën një analizë të thelluar mbi përgatitjet e ekipit kuqezi, pritshmëritë për performancën në fushë, si dhe ndikimin emocional dhe historik që ka kjo përballje për sportdashësit shqiptarë.
Andi Lila, i cili ka qenë vetë lojtar në fushë gjatë ndeshjes së tensionuar mes Shqipërisë dhe Serbisë, rrëfeu në emisionin “Ndryshe” përjetimin e fortë emocional që ka pasur në ato momente.
Sa herë që i rikthehem, edhe pse rrallë herë sepse dua që t’i ruaj ato kujtimet e bukura, rrënethem. Emocionohem sepse ishte një moment domethënë që çdo gjë ishte e natyrshme dhe erdhi ai momenti i dronit edhe ai reagimi im, i Xhakës dhe i të gjithë futbollistëve të tjerë që normalisht bëmë një gjest shumë dinjitoz dhe kushdo që ishte në fushë edhe në bankinë, edhe trajneri, edhe të gjithë bënë një gjest shumë dinjitoz që treguam vlera. Pa diskutim mbrojtëm simbolet kombëtare në mes Beogradit. Atë ditë 6 ose 7 lojtar të formacionit ishin shqiptarë të Kosovës edhe ne shqiptarët e Shqipërisë e kishim pak më ndryshe atë ndjenjën.

