Grupi C


Skuadra e Hoxhson fitoi 1-0 falë një goli të yllit të Mançester Junajtid, duke vulosur eliminin e Ukrainës së Shevçnekos. Anulohet goli-fantazëm i Deviç. Në çerekfinale Anglia përballet me Italinë


Franca merr leksione nga Ibra dhe Suedia largohet me nder nga Euro 2012. Transalpinët munden 2-0 me një magji të milanistit në rroveshatë dhe golin e Larsonit. Tani Franca do të luajë kundër Spanjës


Magjia e Zlatan Ibraimoviç mposht Francën, që kualifikohet edhe pse humbi 2-0



Anglia shuan ëndrrën e Ukrainës me fitoren 1-0 dhe ndihmon Francën të kualifikohet, edhe pse u mund 2-0 nga Suedia.


Ukraina luante në shtëpi, por duhej të hiqte dorë nga beniamini i publikut lokal: Shevçenko, për shkak të një dëmtimi. Ndërsa Anglia kishte rigjetur diamantin e saj, Uejn Runi që, pasi ka shlyer dy ndeshjet pezullim, u kthye të udhëhiqte sulmin e luanëve të ishullit britanik. Pjesa e parë mes Anglisë dhe Ukrainës u mbyll pa gola. Skuadra që ka pasur iniciativën gjatë këtij fraksioni të parë ishte ajo e ukrainasve vendas, që krijuan raste me Yarmolenkos në minutën e 8-të, Deviç në të 13-ën. Anglia ka menduar më shumë për të kontrolluar lojën, por i ka shkuar shumë pranë golit në minutën e 29-të me Runin, që nuk ka çuar dot topin në rrjetë pas një krosi të shkëlqyer të Eshli Jung (mesfushori i Junajtid ka qenë mes më të rrezikshmëve të skuadrës së tij). Pak më vonë sërish skuadra e Blokhin, me Yarmolenkon, gjuajtja e të cilit u neutralizua nga Hart. Vetëm dy minuta nga pjesa e dytë i duhen Runit për të shënuar golin e 1-0, i ndihmuar edhe nga një gafë e portierit ukrainas. Vendasit shtojnë ritmin dhe në minutën e 62-të, kur Deviç lëshoi një parabolë mbi kokën e Hart dhe topi po shkonte drejt rrjetës, aty e largoi Terri, por topi e kishte kaluar vizën fatale, duke konfirmuar kështu një tjetër gol fantazmë, që do të bëjë të diskutohet shumë për të. Anglia ka një rast për të dyfishuar në minutën e 68-të me Runin dhe Jung. Blohin hedh në fushë edhe Shevçenkon në minutat e fundit, por pa shpresë. Ndeshja mbyllet 1-0 për Anglinë, që kualifikohet si e para e grupit, ndërsa në çerekfinale do të luajë kundër Italisë. Në ndeshjen tjetër, Franca ka rrezikuar shumë, pasi është mundur 2-0 nga Suedia. Dy skuadrat ishin antipodi i klasifikimit. Suedia, e eliminuar, që dëshironte ta mbyllte me kokën lart gjithçka për të fshirë zeron në kolonën e pikëve. Ndërsa Franca duhej të fitonte për të prerë biletën për në çerekfinale si lider, me një sy nga sfida Angli-Ukrainë. 45 minutat e para të francezëve ndaj ukrainasve kanë qenë zhgënjyese. Skuadra e Blank nuk shkëlqeu dhe rrezikoi të kapitullonte kundër Ibrës & Co. Në minutën 8-të e Riberi gjuan nga distancë e afërt, por Isakson arrin ta bllokojë topin. Mundësi e mrekullueshme për suedezët në minutën e 10-të. Mekses humbet topin dhe në mënyrë të pavullnetshme i jep topin Toivonenit, i cili godet shtyllën pasi kishte shmangur portierin Loris. Franca ka qarkulluar topin, por e ka pasur të vështirë të krijojë raste të mira për shënim. Në pjesën e dytë fati i buzëqesh Suedisë, e cila krijon disa raste dhe gjen golin e avantazhin falë një mrekullie të Ibrahimoviç në minutën e 54-të.  Franca përpiqet të barazojë me Nasri, M’Vila e Menez, por mungon goli. Suedia jep edhe goditjen përfundimtare në minutën 88-të me golin e Larson, që i jep fitoren 2-0 skuadrës së tij, për t’u larguar me kokën lart nga Europiani. Ndërsa Franca kualifikohet me këtë humbje si e dyta e grupit dhe në çerekfinale përballet me Spanjën.


 


 


 


Angli-Ukraina   1-0


 


ANGLIA (4-4-1-1)


Xho Hart; Glen Xhonson, Xhon Terri, Xholeon Leskot, Eshli Kol; Xhejms Milner (Teo Uollkot 69’), Steven Zherrard, Skot Parker, Eshli Jung; Uejn Runi (Aleks Okslade-Çamberlein 86’; Deni Uellbek (Andrju Kerrol 82’)


Tr.: Roi Hoxhson    


 


UKRAINA (4-1-2-1-2)


Andriy Pyatov; Oleg Gusev, Yaroslav Rakitski, Yevhen Khaçeridi, Yevhen Selin; Anatoli Timoshuk; Andriy Yarmolenko, Yevheni Konoplyanka; Denis Garmash (Sergei Nazarenko 79’); Artem Milevski (Bohdan Butko 77’), Marko Deviç (Andrij Shevçenko 70’)


Tr.: Oleg Blokhin


 


Gjyqtar: Viktor Kasai (Hungari)


Shënues: Runi 48’


Kartona të verdhë: Timoshuk 63’, Rakitski 74’, Shevçenko 86 / Zherrard 73’, Kol 78’


 


 


 


Suedi-Francë    2-0


 


SUEDIA (4-2-3-1)    


Andreas Isakson; Andreas Granqvist, Olof Melberg, Jonas Olson, Martin Olson; Anders Svenson (Samuel Holmen 79’), Kim Kallstrom; Sebastian Larson, Zlatan Ibrahimoviç, Emir Bajrami (Kristian Vilhelmson 46’); Ola Toivonen (Pontus Vernbloom 78’)


Tr.: Erik Hamren


 


FRANCA (4-1-2-3)


Hugo Loris; Mathjë Debushi, Adil Rami, Filip Mekses, Gael Klishi; Alou Diarra; Samir Nasri (Jeremi Menez 77’), Yann M´Vila (Olivier Giroud 86’); Hatem Ben Arfa (Florent Maluda 59’), Karim Benzema, Frank Riberi


Tr.: Laurent Blank


 


Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)


Shënues: Ibrahimoviç 68’, Larson 88’


Kartona të verdhë: Svenson 70’, Holmen 81’ / Mekses 68’


 


 


Çerekfinalet


Ndeshjet


21 qershor Rep Çeke-Portugali


22 qershor Gjermani-Greqi


23 qershor Spanjë-Francë


24 qershor Angli-Itali